Trajneri i Chelsea-t: Nuk stërvis dot 42 lojtarë, por vetëm 21

Chelsea është në hall të madh në këtë fillim sezoni pasi ka mbi 40 lojtarë, ku e ka të vështirë t’i stërvit dhe o më t’u sigurojë minuta.

Shumë kritika kanë marrë londinezët për rrëmujën e madhe që kanë bërë dhe mos menaxhimin e duhur të situatës. Teksa shumë prej lojtarëve që janë jashtë planit të Maresca nuk po e gjejnë dot ende ekipin e ri, Chelsea nga ana tjetër vazhdon që të bëjë blerje.

Trajneri i Chelsea ka shpërthyer në një deklaratë të fundit duke treguar se ai nuk stërvit 42 lojtarë, por 21.

“Unë nuk punoj me 42 lojtarë, por me 21. 20 lojtarët e tjerë stërviten veçmas, unë nuk i shikoj ata. Nuk është një rrëmujë siç duket nga jashtë, absolutisht që jo. Ata lojtarë që unë lë jashtë mund  të kenë edhe 20 vite kontratë te Chelsea, por mua nuk më intereson”, tha Maresca.

SHKARKO APP