Trajneri i Egjiptit shpërthen pas eliminimit: Po e mbajnë Messin në Botëror për marketing
Eliminimi dramatik i Egjiptit nga Argjentina në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026 ka shkaktuar zemërim të madh në kampin afrikan. Pas humbjes me përmbysje, trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, hodhi akuza të forta ndaj arbitrimit, duke lënë të kuptohet se vendimet në fushë favorizuan qëllimisht kampionët në fuqi.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku egjiptian deklaroi se skuadra e tij ishte më e mirë në fushë, por sipas tij rezultati u ndikua nga faktorë që shkonin përtej lojës.
“Ne ishim skuadra më e mirë, por futbolli ndonjëherë është i padrejtë. Ndoshta duan t’i mbajnë kampionët e botës dhe Lionel Messin në Botëror për arsye marketingu. Rezultati u ndikua si nga faktorët në fushë gjatë ndeshjes, ashtu edhe nga elementë të jashtëm që ekzistonin para takimit,” u shpreh Hassan.
Egjiptianët kundërshtuan disa vendime të arbitrit francez François Letexier, duke përmendur golin e anuluar, një penallti të pretenduar ndaj Mohamed Salah dhe sidomos aksionin që solli golin e fitores 3-2 për Argjentinën.
Sipas Hassan, në atë rast kishte një faull të qartë që duhej të rishikohej nga sistemi VAR.
“Nuk pati asnjë kontroll në VAR. Të gjithë e panë se lojtarit tonë iu tërhoq fanella, por aksioni nuk u rishikua për të anuluar golin. Jeta është e padrejtë. Ne e meritonim fitoren. Më shumë se humbja, na mungoi respekti dhe ‘fair play’-i,” deklaroi ai.
Trajneri zbuloi gjithashtu se Egjipti kishte shprehur rezerva për emërimin e Letexierit që para ndeshjes.
"FIFA raises the slogan 'Fair Play' but we don't see it on the field.. Were it not for the errors, the result would have been different."
🚨🎥 Hossam Hassan unleashes fiery statements after the World Cup exit, and criticizes the favoritism towards Argentina and Messi.…— CRICKET JUNOON®️ (@Cricktjunoon) July 7, 2026
“Na u duk sikur kishte presion nga Argjentina mbi arbitrin. Ne i kishim bërë të ditura kundërshtimet tona për këtë arbitër edhe para ndeshjes,” shtoi ai.
Në minutat e fundit të takimit, Hassan u pa duke bërë me krahë shenjën “X” në shenjë proteste, gjë që solli edhe një debat me arbitrin, i cili e ndëshkoi me karton të verdhë.
Tekniku egjiptian tha se biseda me gjyqtarin vetëm sa i forcoi dyshimet.
“Mendova se ai po përpiqej të fshihte diçka. Njerëzit që kanë diçka për të fshehur nuk arrijnë gjithmonë ta mbulojnë plotësisht dhe pikërisht këtë ndjesi pata gjatë bisedës sonë,” tha Hassan.
Në fund, trajneri i Egjiptit deklaroi se nuk do të ndjekë më asnjë ndeshje të Kupës së Botës 2026.
“Ju premtoj se, sapo të kthehem në shtëpi, nuk do të shoh më asnjë ndeshje të këtij Botërori. Kjo është protesta ime personale dhe mënyra ime për të ngritur zërin. Nuk do të ndjek më asnjë takim të këtij turneu,” përfundoi Hossam Hassan.
KOHA JONË SONDAZH
Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?
Results
Vota totale: 5130

