Trajneri i Egnatias shpërthen pas humbjes 5-0 ndaj Tiranës: Kishte tolerime të çuditshme!

Egnatia u mund sot në shtëpi 0-5 nga Tirana në sfidën e fundit të fazës së dytë të Superligës. Kryesuesit e renditjes pësuan katër gola dhe trajneri Edlir Tetova pas ndeshjes për “MCN” tha se kishte tolerime të çuditshme nga të tijtë.

“Vijmë nga një gjysmë e mirë e kampionatit, por një mbyllje shumë e keqe që dhemb. Deri në kartonin e kuq të Aleksit kishim momentet tona, por pas atij momenti ka tolerime të çuditshme që nuk di ta përcaktoj fiks pa bërë analizën e ndeshjes. Për Paulaskas ka ofertë, por me të merret klubi.

Fola me presidentin dhe thamë se këtë dhimbje duhet ta kthejmë në forcë. Më vjen keq vetëm që lojtarët që hynë nuk dhanë maksimumin për të qenë në të njëjtin nivel me pjesën tjetër. Më mirë që humbëm kështu sot sesa të humbnim më vonë me 1-0, 2-0”, tha trajneri i Egnatias.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?