Trajneri i Evertonit: Brojës do t’i duhet edhe ca kohë për t’u rikthyer
Armando Broja u transferua në ditën e fundit të merkatos së verës te Evertoni nga Chelsea. Gjithsesi do të duhen ende disa javë para se sulmuesi kuqezi të veshë fanellën e klubit të tij të ri, ku do të mbajë numrin 22.
Futbollisti ka pësuar një dëmtim në stërvitje me Chelsea-n para se të transferohej dhe rrezikon që ta lërë jashtë ndoshta deri në tetor.
Trajnerii Everton, Sean Dyche ka konfirmuar situatën e sulmuesit, i cili duhet të qëndrojë disa javë jashtë.
“Për Armandon do të duhet pak kohë. Mendoj se të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë situatë”, tha trajneri.
Tani mbetet të shihet nëse ky dëmtim do ta lejojë Brojën të kthehet në fushë edhe për ndeshjet e Kombëtares në muajin tetor.
KOHA JONË SONDAZH

