Trajneri i Galatasarayt: Barcelona ekipi më i mirë në botë, por nuk shkojmë për t’u mbrojtur ndaj tyre

Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, ka shprehur besimin se skuadra e tij është gati të përballet me Barcelonën në Champions League. Pavarësisht se e konsideron klubin katalanas një nga skuadrat më të forta në botë për momentin, tekniku turk theksoi se ekipi i tij nuk do të kufizohet vetëm në mbrojtje.

“Barcelona është skuadra me nivelin më të lartë në botë për momentin. Të gjithë do ta konsiderojnë favorite të qartë për këtë ndeshje, por Galatasaray do të përballet me të duke besuar plotësisht në aftësitë e veta.

Ne jemi Galatasaray dhe do të luajmë në stadiumin tonë. Prandaj, duhet të jemi agresivë ndaj kundërshtarit. Pavarësisht formacionit që do të zgjedhim, nuk do të mjaftohemi vetëm duke u mbrojtur kundër Barcelonës. Do të sulmojmë gjithashtu”, u shpreh tekniku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pjesë e deklaratave të trajnerit iu kushtua edhe Ilkay Gündoğanit, i cili qëndroi në stol në fitoren 3-1 ndaj Kasımpaşas. Buruk hodhi poshtë çdo interpretim negativ lidhur me situatën e mesfushorit gjerman, duke garantuar se është i kënaqur me përkushtimin e tij dhe se lojtari është gati të marrë mundësinë e radhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gündoğan jep gjithmonë maksimumin në stërvitje. Ai është gati dhe po pret mundësinë e tij për të luajtur. Të premten bëmë ndryshime në repartin ofensiv dhe nuk mund të aktivizojmë shumë lojtarë njëkohësisht”, shpjegoi trajneri.

Në fund, Buruk theksoi se të gjithë futbollistët e Galatasarayt kanë karakter të mirë dhe janë të përkushtuar ndaj klubit, duke shtuar: “Veprimet e Gündoğanit nuk duhen interpretuar gabimisht. Jam shumë i kënaqur me të”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?