Trajneri i Italisë Spalletti shfaqet i pakënaqur me sulmin

Luciano Spalletti, trajneri i Italisë, shijon këtë trepikësh, por në përfundim të sfidës kundër Shqipërisë kishte kritika në lidhje me paraqitjen e ekipit, priste diçka më shumë, mbi të gjitha nga faza ofensive:

“U panë disa gjëra të bukura, por duhet të na dërgojnë diku. Ishte mundësia për të goditur akoma më shumë përpara, por nuk morëm vendimet e duhura, për t’i mbyllur aksionet në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpesh shkuam pas, në një kohë që duhet të kishim bërë të kundërtën, të përfundonim aksionin. Në pjesën e dytë, ata bënë diçka më shumë, ndërsa ne u përpoqëm të gjenim pak më shumë hapësira. Barella i zëvendësueshëm? Kjo është një përfaqësuese që mund të bëjë mirë pasi ka 26 lojtarë të fortë”, u shpreh ndër të tjera Luciano Spalletti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?