FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Juventusit nuk e bën dramë: Eliminimi pjesë e lojës dhe punës sonë!

Juventus u turpërua mbrëmjen e djeshme në Champions League, duke u eliminuar nga PSV pas kohës shtesë. Serie A shpresonte të shkonte me 5 ekipe sezonin e ardhshëm në Champions, por eliminimi i tre ekipeve që në fazën e Ligës e bën thuajse të pamundur këtë përfundim. Trajneri i bardhezinjve, Thiago Motta nuk e bën dramë këtë eliminim.

“PSV nuk e dëshironte më shumë kualifikimin se sa ne. Pas golit të barazimit, ata shtynë më shumë, krijuan më shumë, ishin superior. As ne nuk qëndruam pasiv, kishim rastet tona, si me Vlahovic në fund. Në përgjithësi ishte një ndeshje e hapur dhe e luftuar.

Gjithsesi, tani është koha të shohim përpara, që nga kjo e diel kemi një ndeshje të rëndësishme në kampionat kundër Cagliari-t. Në Champions ka një nivel të lartë, ne hasëm shumë vështirësi. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të menaxhojmë këtë humbje. Na vjen shumë keq për këtë eliminim, por dhe kjo është pjesë e lojës, e punës tonë”, u shpreh Motta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Trajneri i Juventusit nuk e bën dramë: Eliminimi pjesë e lojës dhe punës sonë!

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?