Trajneri i kombëtares së femrave mesazh provokues futbollistes!
Mesa duket skandali në Kombëtaren e femrave nuk njeh fund. Pak ditë më parë u publikuan disa foto intime të lojtareve duke u puthur me njëra-tjetrën dhe tani pjesë e skandalit është bërë vetë trajneri Altin Rraklli.
Gazeta PanoramaSport ka bërë publike disa sms të shkëmbyera ndërmjet trajnerit Rraklli dhe një futbollisteje, e cila edhe pse pranon se nuk është në nivelin e duhur për të qenë pjesë e kombëtares, trajneri Rraklli i ofron ti bashkohet atij për në grumbullimin e ekipit përfaqësues në Greqi.
Mesazhet:
Rraklli:Po pra me mu vetëm se hongre nai drek a nai dark ti e poshtër tangërllikse. I kam mbyt këto paradite, kemi edhe pasdite, ty sta mbajti byca më duket.
Vajza:hahahaha edhe përtoja icik me thonë të drejtën, mthe dhe ti ke fut mik u preva fare
Rraklli:Po ca mik mi dreq ta thash me shaka. Pastaj unë, e para, se haj këtë punën e mikut dhe e dyta ti sidomos nuk ke nevojë te unë për mik se… e di vet mo ti. Do të marr në Greqi ke qef? Në shtator.
Vajza:Shumë flm për konsidertatën trajener por unë e di që sjam për kombëtare. Ndoshta po punova fort do ta kërkoj një shanc vet. Për Greqi se di flasim prap.
KOHA JONË SONDAZH

