Trajneri i Kongos merr lajmin tronditës në konferencë pas sfidës me Anglinë, ndërron jetë babai i tij
Trajneri i Kombëtares së Republikës Demokratike të Kongos, Sébastien Desabre, përjetoi një moment tepër të rëndë pas humbjes 2-1 ndaj Anglisë në Kupën e Botës 2026, kur gjatë konferencës për shtyp u njoftua publikisht për ndarjen nga jeta të babait të tij.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i federatës kongoleze, i cili, në prani të mediave dhe transmetimit të drejtpërdrejtë, komunikoi humbjen familjare të teknikut francez. Reagimi i Desabre ishte i menjëhershëm: ai mbeti i shtangur dhe dukshëm i tronditur përballë gazetarëve, përpara se të largohej nga salla, duke ndërprerë konferencën.
Pamjet e këtij momenti prekës u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, duke ngjallur reagime të shumta për mënyrën se si u komunikua një lajm kaq personal në publik.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse Desabre e mori vesh vdekjen e të atit pikërisht gjatë konferencës për shtyp apo nëse ai ishte informuar më herët dhe reagimi i tij lidhej me faktin që federata vendosi ta bënte publik lajmin në atë moment.
KOHA JONË SONDAZH

