Trajneri i Portugalisë: Ronaldo dëshiron të luajë, na flet nga lart!

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Suedinë në “José Alvalade” të Lisbonës, në mënyrë të pashmangshme foli mbi infektimin e Cristiano Ronaldos me Koronavirus.

“Cristiano është mirë, u izolua të hënën në mbrëmje dhe iu nënshtrua një testi të ri mëngjesin tjetër. Thotë se dëshiron të luajë, komunikon me ne nga atje lart. Ai është plotësisht asimptomatik, nuk e kuptoi mirë se çfarë i ndodhi.

Jemi të trishtuar sepse kemi bërë gjithçka që na është thënë. Jemi mbyllur këtu që nga e hëna, pra për shtatë ditë, dhe kjo vlen si për stafin, ashtu edhe për lojtarët. Kishim tamponë negativë kur mbërritëm dhe askush nuk vinte nga jashtë, askush nuk dilte. Në periudhën e parë të trajnimit nuk kishte probleme, këtë herë po, por jo për shkak të mosrespektimit të protokollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha mungesat e shkaktuara nga Covid-19 janë humbje të mëdha. Kjo e Ronaldos është ndoshta mungesë edhe më e rëndë. Kam besim te të gjithë djemtë që do të zbresin në fushë. Plani nuk ndryshon, dinamika do të jetë e ndryshme, sepse Cristiano ka karakteristikat e veta. Asnjë skuadër nuk mund të përmirësohet pa lojtarin më të mirë në botë, por ne tashmë kemi treguar se dimë të përgjigjemi si kolektiv”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?