Trajneri i ri i Partizanit: Vij për titullin kampion dhe… (dedikim djalit që nuk i jeton më)

 

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, prezantoi sot trajnerin e ri të ekipit, italianin Andrea Agostineli.

Pas shkarkimit të trajnerit Sulejman Starova, në fund të vitit që sapo u mbyll, Demi zgjodhi një emër italian, të cilit i dha edhe mbështetje maksimale. “Trajneri do të ketë mbështetjen maksimale timen dhe të gjithë stafit të Partizanit. Prej 3 vitesh gjendem në krye të Klubit dhe çdo vit synojmë te jemi më të fortë, po investojmë në çdo fushë ku ndërtimi akademisë mbetet objektivi madhor. Kemi afruar në krye të skuadrës një njeri mjaft popullor dhe të njohur në fushën e trainingut . Me riorganizimin e ri shpresojmë dhe synojmë ta çojmë Partizanin përpara drejt sukseseve aty ku e dëshirojmë ne si familja e madhe e Partizanit dhe të gjithë tifozët,” – theksoi presidenti i të kuqve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italiani Andrea Agostineli, gjatë prezantimit, shpalosi edhe objektivat me të kuqtë. “Në jetën time kam kaluar një fatkeqësi pasi përpara 1 viti e gjysmë. Pasi është ndarë nga jeta djali im, tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhte një prindi ndaj dhe dua t’ia dedikoj këtë eksperiencë timen pikërisht djalit tim. Vij në këtë klub të madh me një entuziazëm të madh, për të vënë në dispozicion të presidentit dhe të gjithë qytetit eksperiencën time që kam përjetuar në Itali si lojtar dhe trajner. Është si të ishte dita ime e parë e shkollës kam një motiv më shumë për të fituar diçka të rëndësishme me këtë skuadër të madhe. Sigurisht ditën e parë premtimet janë prezente dhe çdo gjë është shumë e bukur respektoj të gjitha skuadrat e kampionatit por një gjë është e sigurtë që çdo ndeshje do të jetë një 90 minutësh jete për të arritur objektivin madhor fitimin e titullit kampion.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se “Me Partizanin synoj të fitoj titullin në Shqipëri, nuk kam ardhur thjesht për të përjetuar një eksperiencë , e kuptoj që të gjithë dëshirojnë të fitojnë dhe askush nuk kërkon të humbasë, por është e vërtet se për mua nëse kërkon të arrish diçka mund t’ia dalësh me besim në vetvete. Futbolli më ka treguar përgjatë 40 viteve në Itali ku kam kaluar 3 gjenerata se është i paparashikueshëm, e di çdo të thotë të fitosh apo të humbasësh dhe fjalët i merr era. E rëndësishme në futboll është dëshira që skuadra do të dhuroj në fushë. Skuadrën nuk mund ta njoh si çdo skuadër tjetër italiane, sepse deri tani kam jetuar në Itali. Jam mjaftuar me statistikat që ajo ka arritur në gjysmën e parë të kampionatit. Do të vëzhgoj çdo ndeshje deri në rifillim të kampionatit, jam në dijeni se është një skuadër kompetitive me pak defekte. Por presidenti më ka kërkuar vetëm një gjë dhe kjo është arsyeja për të cilën gjendem këtu:  të fitoj Titullin kampion.”

Partizani e mbylli pjesën e parë të këtij sezoni në vend të dytë, tre pikë pas Skënderbeun që kryeson Kategorinë Superiore. Të kuqtë kryesuan në pjesën më të madhe të fazës së dytë, por dy humbjet e fundvitit që i kushtuan edhe vendin e parë. Me trajnerin e sapo prezantuar dhe me merkaton e janarit, 15 herë kampionët e Shqipërisë synojnë të rikthehen tek titulli që u mungon prej vitit 1994. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?