Trajneri i Serbisë: Duam fitoren ndaj Shqipërisë, e di çfarë ndodh nëse humbim …

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka folur në konferencën për shtyp para dy ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ku Serbia do të përballet fillimisht me Shqipërinë më 11 tetor në Leskovc (ora 20:45) dhe më pas me Andorrën tre ditë më vonë. Strategu serb kërkoi nga skuadra e tij përqendrim maksimal dhe nga tifozët sjellje korrekte në stadium.

“Dëshirojmë ta paraqesim veten në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të kërkojmë lojë me intensitet të lartë dhe do të përpiqemi që me zgjuarsi, dhe sakrificë të arrijmë fitoren. E dimë çfarë do të thotë fitorja për ne, por edhe çfarë ndodh në rast barazimi apo humbjeje, për këtë të fundit nuk dua as të mendoj. Nuk do të jetë e lehtë, por as për kundërshtarin tonë. Sot nuk ka më skuadra të dobëta, të gjithë dinë të luajnë futboll,” tha Stojkoviç.

Trajneri i Serbisë foli edhe për një problem që e shqetëson në prag të ndeshjes me Shqipërinë: “Nuk është normale që katër lojtarë të kërkojnë zëvendësim në pjesën e parë, siç ndodhi ndaj Letonisë. Kjo është pasojë e faktit që disa prej tyre nuk po luajnë rregullisht me klubet e tyre, dhe natyrisht kjo na krijon vështirësi,” theksoi Stojkovic. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?