Trajneri i Serbisë: Në Tiranë ishte atmosferë argjentinase, nëse Shqipëria fiton do t’i përgëzojmë!

Në prag të sfidës së shumëpritur ndaj Shqipërisë, që do të luhet të shtunën në Leskovac, trajneri i Serbisë Dragan Stojković ka folur në prag të duelit. Ai u ndal fillimisht te krahasimi me ndeshjen e parë në Tiranë, duke theksuar se atmosfera atje ishte “argjentinase”.

“Aty ishte si të luanin Boca e River, një atmosferë e jashtëzakonshme. Edhe pse pati tension, ne qëndruam të qetë dhe e kontrolluam lojën. Këtë herë është ndryshe, ne jemi vendas, ata luajnë pa tifozë, dhe duam të tregojmë cilësinë tonë përmes një loje dyluftuese. Do të jetë ndeshje me shumë intensitet. E pamundur të jetë e mërzitshme,” u shpreh trajneri serb.

Tekniku konfirmoi gjithashtu se Aleksandar Mitrović do të jetë në fushë nga minuta e parë: “Kur e shihni lojtarin pranë meje, është e qartë që do të luajë. Mitrovici është në formë shumë më të mirë tani, e ka treguar në stërvitje dhe do të jetë titullar. Ai është kapiteni ynë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri i Serbisë theksoi se e ka vendosur tashmë formacionin titullar: “Nuk kam dilema për 11-shen e parë. Kam folur me Samardzicin dhe Kosticin, pres më shumë prej tyre. Petrović do të jetë portieri titullar, ndërsa Rajkovic, që është zëvendës-kapiten, nuk do ta nisë nga fillimi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Strategu i Serbisë foli edhe për lojtarët e rinj të grumbulluar, ndër ta Stanković: “Jam shumë i kënaqur me cilësinë dhe sjelljen e tyre. Kanë treguar motivim dhe talent të madh. Disa prej tyre janë e ardhmja e futbollit serb.

E dimë rëndësinë e ndeshjes. Jemi gati, të qetë dhe të përqendruar. Qëllimi është i vetëm. fitore për të gëzuar kombin. Nëse shqiptarët janë më të mirë se ne, do t’i përgëzojmë, por nuk besoj në këtë, mendoj se ata do të jenë ata që do të na përgëzojnë”. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Piksi o zvižducima na Marakani: Sve zbog politike, ali biću heroj ako pobedimo Albaniju
Trajneri i Serbisë: Në Tiranë ishte atmosferë argjentinase, nëse Shqipëria fiton do t’i përgëzojmë!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?