Trajneri i Serbisë: Shqipëria do na presë në mënyrë të shkëlqyer, nuk shkojmë për t’u mbrojtur

Trajneri i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojković  ka dhënë një deklaratë emocionale dhe të ngarkuar para ndeshjes ndaj Kombwtares sonë. më 7 qershor në Tiranë.

Stojkovic ka theksuar rëndësinë e përballjes me Shqipërinë, një ndeshje e shpallur me rrezikshmëri të lartë për shkak të ndjeshmërisë së saj, por ka kërkuar që gjithçka të mbetet në kuadër sportiv.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, si për ta ashtu edhe për ne, por në fund të fundit është vetëm një ndeshje futbolli. Shqipëria është një ekip cilësor, por kjo nuk do të thotë se Serbia do të vijë të mbrohet apo të dorëzohet me flamur të bardhë – një gjë e tillë nuk do të ndodhë,” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri serb u shpreh i bindur për një atmosferë korrekte dhe mikpritje të mirë në Tiranë, duke shtuar se i njëjti respekt do t’u kthehet shqiptarëve në ndeshjen e kthimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam i sigurt se mikpritja do të jetë e shkëlqyer dhe organizimi perfekt. Nuk na interesojnë deklaratat e papërgjegjshme, tensionet politike apo provokimet. Ne jemi bashkëorganizatorë të Kampionatit Evropian për të rinj dhe jemi miq në futboll,” u shpreh ai.

Një nga momentet më të spikatura të deklaratës së Stojković ishte kur u ndal te vendimi për të mos e ftuar Sergej Milinković-Savić. “Sa të jem unë trajner, nuk do ta llogarisë më” u shpreh prerazi tekniku, pa dhënë më shumë detaje për arsyet e këtij vendimi. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?