Trajneri i Southampton si kursen elozhet për Brojën: Është super i shpejtë

Armando Broja ishte sërish i jashtëzakonshëm edhe ditën e sotme në duelin e radhës në Premier League ndaj West Ham, duke fituar një 11-metërsh, ndërkohë që në dy raste detyroi arbitrin tu tregonte kartonin e verdhë rivalëve. Trajneri Hasenhuttl nuk i kursen elozhet për të pas ndeshjes.

“Broja është super i shpejtë. Ata kishin probleme me të në pjesën e parë dhe kjo është arsyeja pse mendoj se ishte diçka e mirë që gjyqtari shikoi edhe një herë pamjet me VAR.

Broja është shumë i rëndësishëm, absolutisht. Ai bëhet gjithnjë e më i mirë. I pëlqen këtu me ne, i pëlqen të luajë me ne, ndjehet rehat këtu dhe ka dëshirën që të mësojë të punojë shumë, kjo është ajo që bëjmë ne”, theksoi trajneri për sulmuesin e talentuar shqiptar pas suksesit 3-2 të skuadrës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?