Trajneri i Tottenhamit kritikohet nga tifozët, u kap me një gotë me stemë të Arsenalit

Kriza e rezultateve te Tottenham nuk njeh ndalesë dhe humori i tifozëve është gjithnjë e më i keq. Pas dy barazimeve radhazi ndaj Brentford dhe Sunderland, “Spurs” pësuan një tjetër goditje, duke u mposhtur 3-2 nga Bournemouth në “Vitality Stadium”.

Vendimtar ishte goli i shënuar në minutën e 95-të nga Semenyo, lojtari që pritet të transferohet te Manchester City, duke vulosur një mbrëmje të errët për londinezët. Megjithatë, përtej disfatës, ajo që ndezi reagime të forta ishte një episod jashtë fushës.

Trajneri Thomas Frank u fotografua para ndeshjes duke pirë kafe nga një gotë me stemën e Arsenalit, rivali historik i Tottenham. Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar zemërim të madh te tifozët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në konferencën për shtyp, Frank u përpoq të qetësonte situatën, duke shpjeguar se gota kishte mbetur në dhomat e zhveshjes nga ndeshja e mëparshme. “Është vetëm një kafe”, u shpreh ai, duke shtuar se është e trishtueshme që futbolli të fokusohet në detaje të tilla, ndërsa skuadra po kalon një moment delikat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?