Trajneri i Vitit në Itali, Conte “parakalon” De Biasin në podium

 

Për të kuptuar rolin që kishte trajneri i kombëtares sonë Gianni de Biasi në suksesin historik të kualifikimit në Euro 2016, vlen vlerësimi që i bëhet atij në Itali. Për këtë mjafton fakti se suksesi i tij me kuqezinjtë nga vlerësimi individual që u bëhet trajnerëve në Itali, vjen pas dy trajnerëve më të suksesshëm të vitit që lëmë pas në Seria A, i Napolit dhe Juventusit.

Sipas medieve në Itali ka nisur faza e dytë për “Gazza Aëards” ku për çdo kategori kalohet nga 10 kandidaturat fillestare në tre finalistë, që mbeten në garë për vlerësimet e sportistëve të vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për kategorinë e  “Trajnerit të Vitit”, kanë kaluar në finale trajneri i Napolit, Maurizo Sarri me 17% të votave, tekniku i Dinamo Sassari në volejboll, Meo Saccheti, me 16%, si dhe Antonio Conte me 15%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlen për t’u përmendur se trajneri i Kombëtares Italiane e ka fituar vetëm për pak vota garën jashtëzakonisht të ekuilibruar me strategun e kuqezinjve. De Biasi ka pasur të njëjtën përqindje preferencash, 15% me Conten dhe ish trajneri i Juventusit ka kaluar në finale për një numër të vogël votash që nuk ka mundur të ndryshojë përqindjen.

Nuk ka munguar në lidhje me këtë çmim edhe një koment nga De Biasi që në profilin e tij në Facebook ku ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar duke konfirmuar se është një mëkat që ka mbetur jashtë finales vetëm për pak vota.

Gjithsesi De Biasi shpreh kënaqësinë e tij që është përfshirë në këtë listë prestigjioze duke përsëritur se ajo që ka arritur me Kombëtaren Shqiptare mbetet diçka e jashtëzakonshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?