Trajneri i Zvicrës: Cana, i vetmi lojtar që ka vend në përfaqësuesen tonë
Trajneri i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkovic ka folur për shortin dhe ekipet me të cilat skuadra e tij do të luaj në Euro 2016.
Petkovic ka bërë një koment në lidhje me ndeshjen Zvicër-Shqipëri ku dy vëllezrit Xhaka do të luajnë kundër njëri-tjetrit. “Dy vëllezër do të luajnë përballë njëritjetrit, kjo është qesharake. Them sinqerisht që është edhe shumë emocionuese për ta”, shprehet Petkovic.
Trajneri i Zvicrës ka bërë një koment edhe për kapitenin e kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana. “Kapiteni i Shqipërisë Lorik Cana ka luajtur për mua në Lazio dhe kjo është arsyeja që unë jam takuar shpesh me De Biasin”, tha Petkovic. Ai shtoi më tej se “Cana ishte i vetmi shqiptar që ka luajtur për mua në Lazio, por edhe është lojtari i vetëm i Shqipërisë që do të kishte një vend të rregullt në ekipin tim”.
KOHA JONË SONDAZH

