Trajneri Italian Roberto Mancini, dëshira e madhe e Çelsit?

 

Gazeta “Daily Star” shkruan se drejtuesit e Çelsit kanë vendosur teknikun italian të Interit, Roberto Mancini, në listën e dëshirave te tyre për të marrë drejtimin e skuadrës gjatë merkatos se veres se ardhshme. Gjithnjë sipas gazetes, bosi Roman Abramovich është gati që të bëjë gjithçka për të sjellë në Stamford Bridge Mancinin, i cili në Premierligë ka drejtuar më parë edhe Manchester Cityn, duke fituar një titull kampion, një Kupë të Anglisë dhe një trofe të Community Shield. Roman Abramovich i vlerëson shumë aftësitë e Mancinit, sidomos në lëvizjet në merkato, siç e ka treguar me Interin, i cili në këtë sezon është në krye të renditjes në kampionatin italian të futbollit. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?