Trajneri që surprizoi në Europian pritet të marrë drejtimin e Romës

Roma po kalon një periudhë mjaft të vështirë, me klubin verdhekuq që shkarkoi Ivan Juric për shkak të rezultateve të dobëta, vetëm disa javë pas prezantimit të tij.

Tashmë periudhën e puazës së kombëtareve, klubi italian është në kërkim të një tekniku që të arrijë objektivat në pjesën e mbetur të kampionatit.

Pas lakimit të emrave të njohur si Mancini, Lampard apo Ten Hag, “Corriere dello Sport” duket se e ka përgjigjen. Bëhet fjalë për Vincenzo Montellën, i cili u shpall kampion me Romën në vitin 2001 si lojtar dhe 10 vite më vonë u bë trajneri i tyre.

50-vjeçari është aktualisht trajneri i kombëtares turke, me të cilën arriti deri në çerkfinalet e Europianit të Gjermanisë, duke qenë një nga surprizat e kompeticionit. Presidenti i klubit e ka kontaktuar trajnerin italian dhe duket se mes palëve është arritur një akord që pritet të finalizohet së shpejti.

SHKARKO APP