Trajneri serb nën akuzë, Milani i tij më i dobët se ekipi i Inzaghit
Një trajner serb mori drejtimin e Milan për ta nxjerrë nga kriza e sezoneve të fundit. Por pas 6 javëve të para të Seria A, edhe Sinisa Mihajolviç përfundon në bankën e të akuzuarve. 9 pikë në 6 ndeshje, janë pak për një skuadër si Milan, që investoi shuma të mëdha parash në merkato.
Por duket se problemi më i madh qëndron te fakti se kuqezinjtë në këtë fillim sezoni janë shumë të paqëndrueshëm dhe nuk kanë një fizionomi të qartë loje. Në futboll çdo gjë matet me rezultate dhe statistikat për momentin e dënojnë trajnerin serb. Në 6 ndeshjet e para të kampionatit Milani i Mihajloviç ka grumbulluar më pak pikë se skuadra që sezonin e kaluar drejtohej nga Filipo Inzaghi, 9 pikë të ish trajnerit të Sampdorias kundrejt 11 të Superpipos. 3 fitore dhe 3 humbje regjistron Mihajloviç, me Milanin që me trajnerin serb në krye ka arritur të realizojë 8 gola por ka pësuar 9.
Të njëjtin numër golash pësoi edhe skuadra e Inzaghit, por me italianin në drejtim në 6 javët e para Milani realizoi më shumë plot 13 gola. Në këtë fillim sezoni problematikat janë të shumta te kuqezinjtë, mbrojtja nuk bind madje edhe nëse në repartin e tërhequr nuk luajnë të njëjtit lojtarë, problemet vazhdojnë të jenë po njësoj. Ndeshja e Marassit ndaj Genoas është treguesi më i mirë i kësaj. Ky Milan duhet të rregullojë diçka edhe në mesfushë e sulm pasi nëse vazhdon me të tilla luhatje, vështirë se do të arrijë objektivin sezonal që është kualifikimi në Champions League. Gishti i akuzës është ngritur që tani në drejtim të Sinisha Mihajlovië, kështu që trajneri serb dhe Milani i tij duhet të japin përgjigje duke filluar që nga ndeshja e kësaj jave përballë Napolit në “San Siro”.
Seria A
Java e 6-të/ 26 shtator
Roma-Carpi 5-1
Napoli-Juventus 2-1
27 shtator
Inter-Fiorentina 1-4
Verona-Lazio 1-2
Sassuolo-Chievo 1-1
Torino-Palermo 2-1
Bologna-Udineze 1-2
Genoa-Milan 1-0
28 shtator
19:00 Frosinone – Empoli
21:00 Atalanta – Sampdoria
Klasifikimi
Fiorentina 15
Inter 15
Torino 13
Sasuolo 12
Lazio 12
Roma 11
Chievo 11
Sampdoria 10
Napoli 9
Milan 9
Atalanta 8
Palermo 7
Udineze 6
Genoa 6
Juventus 5
Empoli 4
Verona 3
Bologna 3
Carpi 2
Frosinone 1
KOHA JONË SONDAZH

