Trajneri turk: Tani thonë më mirë të na binte Sllovakia në finale sesa Kosova
Në prag të finales së “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, Kosova po shihet si një kundërshtar gjithnjë e më i rrezikshëm në sytë e opinionit sportiv në Turqia
Pas paraqitjeve të fundit, veçanërisht fitores spektakolare 3-4 ndaj Sllovakia, perceptimi për “Dardanët” ka ndryshuar ndjeshëm. Në vend që të konsideroheshin një kundërshtar më i lehtë, tashmë ata po vlerësohen si një sfidë serioze për përfaqësuesen turke.
Këtë e ka theksuar edhe trajneri i njohur turk, Hikmet Karaman, i cili pranoi se pritshmëritë kanë ndryshuar pas asaj ndeshjeje.
“Para ndeshjes Sllovaki–Kosovë, shumëkush dëshironte të shmangte Sllovakinë. Por pasi panë lojën e Kosovës, tani ka zëra që thonë se do të ishte më mirë të përballeshim me Sllovakinë.
Kosova është vërtet një skuadër e jashtëzakonshme. Mesfusha jonë qendrore dhe mbrojtja duhet të luajnë shumë mirë. Edhe portieri ynë duhet të ketë minimumin e gabimeve”, tha Karaman.
KOHA JONË SONDAZH

