Trajnerit Rafa Benitez, planet e së ardhmes e rikthejnë në Angli

E ardhmja e trajnerit spanjoll Rafa Benitez mbetet ende një çështje për t’u zgjidhur në kampin napolitan. Sezonit në Seria A po i drejtohet fundit, trajneri spanjoll vazhdon ta shtyjë uljen në bisedime me De Laurentiis, që me sa duket e ka të qartë se duhet të gjejë pasuesin e 54-vjeçarit për sezonin e ardhshëm. Në një prononcim për mediat angleze, Benitez lë të kuptohet se aventurës së tij në Serinë A po i vjen fundi.  -“Tani duhet të përqendrohem te e tashmja, sepse ende kemi mundësi të fitojmë trofe. Nuk dua që të shpërqendrohemi. Napoli dhe Liverpuli janë dy qyteteve punëtorësh, që i dashurojnë skuadrat e tyre. Ata dëfrehen dhe vuajnë me to. Në kjo pikëpamje, ngjajnë shumë.”  Premier Leagua vazhdon ta joshë Benitezin, edhe pse nuk bëhet fjalë për një rikthim te Liverpuli, por për marrjen e frenave të Manchester City-t. Sipas Benitez, skuadrat angleze shumë shpejt do të kthehen dominuese në Europë. –“Unë jam i sigurtë se Premier League do të forcohet më shumë dhe klubet angleze do të kthehen më të forta në Europë. Edhe PSG dhe Atletico Madridit po përforcohen dhe po lënë shenjë në futbollin e madh europian. Futbolli anglez është më fizik, ai italian më taktik, ndërsa futbolli spanjoll i përfshinë të dyja, prandaj skuadrat e Primera Division kanë ecur më shumë Champions League.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?