Tramezzani: Manaj, në planet e De Biasit për miqësoret e ardhshme
Rey Manaj, talenti shqiptar që aktivizohet me Inter, dhe shihet si një mundësi e mirë e kombëtares së Gianni de Biasi në të ardhmen, pritet të thirret në miqësoret e ardhshme nga stafi kuqezi. Pavarësisht faktit se Shqipëria ka arritur kualifikimin historik në Euro 2016 dhe ai është shumë i ri në moshë për të veshur fanellën e ekipit të parë, ndihmësi i de Biasit, Tramezzani konfirmon një fakt të tillë, duke hedhur poshtë edhe keqkuptimet e lindura për mosmarrëveshja me djaloshin shqiptar. Ka pasur keqkuptime mediatike dhe është folur rreth pakënaqësive të talentit shqiptar, që nuk ka mbushur ende 18 vjeç dhe trajnerit Gianni de Biasi. Kjo pasi Rey, disa ditë më parë ishte ekspozuar pak si “shumë” në Facebook, ku u përfol se doli kundër Shqipërisë dhe trajnerit Giovanni De Biasi. Sulmuesi shqiptar ishte gjatë mesjavës pjesë e kampit të Inter, në “Berlusconi Trophy”, ndërkohë që për herë të parë mbi mosmarrëveshjet e lindura me stafin kuqezi, ai kërkoi falje publikisht nëpërmjet “InterCHannel”. Pastaj u takua edhe në mesditë me trajnerin italian të stolit kuqezi dhe me zëvendësin e tij, Paolo Tramezzani, për të folur në qetësi të plotë. Ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramezzani, flet mbi këtë takim dhe të ardhmen e tij në kombëtare:
Takimi ka shërbyer kryesisht për të qartësuar nëse ka ndonjë gjë konkrete, apo për të folur për planet e ardhshme dhe perspektivën e djaloshit në kombëtare?
Gjithçka shkoi mirë, edhe pse nuk ishte nevoja për të sqaruar dhe zgjidhur ndonjë gjë. Për ne ishte rast shumë i mirë që të flisnim personalisht me djaloshin në fjalë. Unë e kam njohur atë para disa vjetësh dhe kam kërkuar për ta përfshirë në të ardhmen e afërt, siç do të ishte rasti i ndeshjeve miqësore.
A është e mundur që pas këtij keqkuptimi, marrëdhënia mes jush, stafi teknik dhe djalit po forcohet?
E vërtetë, keni thënë diçka të bukur dhe të zgjuar. Shpesh kemi diskutuar, në të gjitha fushat, por ndonjëherë gjërat shkojnë më larg nga ç’duhet. Por, për ne, takimi ishte shumë pozitiv, veçanërisht për të folur për të ardhmen e tij në ekipin kombëtar. Ne u përpoqëm që ai të kuptojë gjëra, të tilla si rëndësia dhe përgjegjësia për t’u bërë pjesë e një grupi që ka arritur një moment historik. Kjo do ta afronte atë për një karrierë më të mirë.
Ai prisnit kaq shumë besim nga Mançini?
Unë e ndjek Rey prej tre vjet e gjysmë, e kam parë atë personalisht, kur luante te Sampdoria. E kam ndjekur me të rinjtë gjithashtu te Cremonese. Ne kemi një marrëdhënie të mirë, dhe nuk jam i befasuar se trajneri i Interit është duke i dhënë atij hapësirë. Unë e konsideroj Mançinin një trajner të madh, e respektoj shumë. Ai e kupton cilësinë e lojtarit, ndërsa Rey ka një mundësi të madhe për të qenë në gjendje të krahasohet çdo ditë me lojtarët e ekipit të parë të Interit.
Në perspektivën evropiane, më mirë të rritet te Inter pavarësisht kufizimeve kohore të lojës, apo ndoshta të luajë një gjysmën e dytë të sezonit, në Seria B, si ndonjë iniciativë e re?
Ndeshjet që kemi ndjekur dhe jemi fokusuar do të jenë të gjitha betejat, kështu që nuk e fshehin se ka shumë rëndësi për ne që lojtarët e kombëtares të aktivizohen vazhdimisht. Por Rey është ndryshe, dhe më besoni se sa të vështirë e kam t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Duke luajtur dhe punuar çdo ditë me Mançinin dhe kampionët e tjerë zikaltër, është diçka e madhe, kështu që le të flasim gjithsesi se situata e tij është absolutisht pozitive.
Ndoshta jo të gjithë tifozët e Interit e njohin aq mirë djalin nga pikëpamja e karakterit: Si do t’iu paraqisni atë?
Ai ka personalitet të madh, një karakter të jashtëzakonshëm. Për të që të luajë kundër Barcelonës ose Real Madridit ose kundër një ekip të Lega Pro, është e njëjta gjë. Nuk do të ndryshojë asgjë. Ai është shumë i pavetëdijshëm. I thashë që të mos ndryshojë dhe të mbetet vetja. A do të jetë i përshtatur në vetvete. Do të rritet shpejt, sepse është një djalë i destinuar për të ecur përpara.
Së fundi, cila është analiza juaj për Interi aktual?
Pas shënimit të Jovetiç në 90’, kundër Atalantas, thashë se… Interi do të fitojë titullin. Dikush po tallej me mua, por ky ekip është i destinuar të rritet. Ka ndryshuar shumë lojtarë dhe duhet kohë për të përzierë të gjithë mekanizmat. Inter do të përmirësohet gjithnjë e më shumë, kështu që unë mendoj se është favorite për të fituar titullin.
Rey Manaj, 62 minuta me Inter në sytë e De Biasit
Drejtuesi i stolit të Shqipërisë Gianni de Biasi së bashku me zv.trajnerin Tramezzani ishin të pranishëm në sfidën e trofeut “Berlusconi”. Përballë Milanit në “San Siro”, Rey Manaj luajti ndeshjen e parë si titullar dhe qëndroi në fushë për 62 minuta. Në fund ai festoi trofeun e fituar me Interin. Aktivizimi në radhët e zikaltërve dhe takimi me trajnerin Gianni De Biasi e ka ndihmuar talentin e lindur në Lushnje të jetë në humor të mirë dhe tashmë pret ftesën për miqësoret e ardhshme të ekipit kombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

