Tramezzani zbulon sekretin: Hysaj stërvitej një orë më shumë

Elseid Hysaj është i vendosur që të bëhet një prej mbrojtësve më të mirë të Europës.

Ylli i Shqipërisë nuk u mjaftua me interesimin nga Bayern Munchen e Arsenali, ndërsa gjithmonë kërkon të përmirësohet.

Kjo u shfaq edhe Euro 2016, një vitrinë e shfrytëzuar më së miri nga shkodrani, pasi në garën për shërbimet e tij u futën edhe Barcelona e Atletico Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të treguar sekretin e 22-vjeçarit, që sezonin e kaluar shkëlqeu me Napolin mendoi Paolo Tramezzani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri 2 i stolit kuqezi tha se “Hysaj duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe ai është i pari që e ka të qartë” dhe për këtë fakt “stërvitet me një vendosmëri të admirueshme”.

Tramezzani tregoi sesi gjatë aventurës me Kombëtaren në Kampionatin Europian,“Hysaj paraqitej në fushat stërvitore një orë përpara shokëve dhe zhvillonte stërvitje individuale, pavarësisht se askush nuk ia kërkonte”.

Krahu i djathtë i Gianni De Biasi-t te Shqipëria tha se “paraqitjet e Elseidit nuk përbënin habi”, ndërsa vlerësoi te mbrojtësi “përultësinë që ai shfaq, të cilës i shtohet edhe një siguri mbresëlënëse, që pak futbollistë e kanë në moshë kaq të re”./SuperSport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?