Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 6 Nëntor 2026, 07:42 Analiza e DW/Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027? KE beson se Shqipëria mund t’i përfundojë negociatat në vitin 2027. Por eksperti Milan Nič e konsideron vitin 2028 një objektiv më realist dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tranjeri i kuqezinjëve, Maran: Ndihem si në shtëpi, shqiptarët kanë një vendosmëri që dua t’ua transmetoj lojtarëve

Aktualitet E hënë, 14 Shtator 2026 16:27
Tranjeri i kuqezinjëve, Maran: Ndihem si në shtëpi, shqiptarët kanë një vendosmëri që dua t’ua transmetoj lojtarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga rutina e mëngjesit dhe dashuria për natyrën, te familja, miqtë dhe ditët e lira; nga përshtypjet për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare, te tavë dheu, “avash-avash” dhe vështirësitë me fjalën “përshëndetje”. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, rrëfen në një intervistë për fshf.org anën e tij më personale, duke folur për jetën e përditshme dhe muajt e parë në Shqipëri. Maran tregon çfarë e pëlqen më shumë në punën e tij, si e kalon një ditë perfekte kur është i lirë, çfarë e ka impresionuar më shumë te shqiptarët dhe cilat janë vlerat që dëshiron t’ua përcjellë edhe futbollistëve të Kombëtares. Një bisedë ndryshe me trajnerin kuqezi, mes futbollit, jetës, natyrës dhe disa fjalëve të para në shqip.

– Në çfarë ore zgjohesh zakonisht?

– Herët, zakonisht rreth orës 7, ndoshta edhe më herët, por ky është orari i zakonshëm në të cilin zgjohem.

– Cila është gjëja e parë që bën në mëngjes?

– Kjo është e thjeshtë. Gjëja e parë që kërkoj është një hapësirë të jashtme, çfarëdo qoftë ajo. Ose hap një dritare, dal në tarracë apo në kopsht, por gjëja e parë që bëj është të dal në një ambient të hapur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– Në çfarë ore vjen në Federatë?

– Menjëherë pas kësaj. Nuk kam një orar të përcaktuar, por pasi ha mëngjesin, nisem, bëj shëtitjen time deri këtu, arrij dhe filloj përgatitjet për këto ndeshje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

– Çfarë të pëlqen më shumë nga puna jote?

– Puna ime lind nga pasioni, ndaj është e qartë që, duke qenë një pasion, më pëlqen gjithçka. Gjithçka nisi që kur luaja futboll si fëmijë dhe përpiqesha të bëhesha futbollist. Pastaj ia dola dhe tani jam trajner; në këtë rast jam trajner i kombëtares. Kjo më mbush me krenari dhe, mbi të gjitha, bëj atë që më pëlqen. Nuk ka asgjë në punën time që nuk më pëlqen.

Mund t'ju interesojë

Analiza e DW/Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?

Analiza e DW/Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?

Para 17 minutash
Parashikimi: E premte me mot të kthjellët dhe erëra veriore

Parashikimi: E premte me mot të kthjellët dhe erëra veriore

Para 25 minutash
Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, hetohet organizata shqiptare

Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, hetohet organizata shqiptare

Para 26 minutash

– Si është dita jote perfekte kur je i lirë?

– Siç të thashë edhe më parë, e dua shumë natyrën dhe ambientin e hapur, ndaj dua të jem gjithmonë jashtë. Varet edhe nga stina. Nëse është dimër, kërkoj vende ku ka sa më shumë borë, sepse ndoshta mund të bëj edhe ski. Shëtitjet, familja, të kaloj kohë me miqtë, janë të gjitha gjëra që më bëjnë të lumtur.

– Pas pak kohësh në Shqipëri, çfarë të ka surprizuar më shumë?

– Në fakt, nuk do të thoja se më ka surprizuar, por ka qenë një konfirmim, një konfirmim i mëtejshëm. Më kishin folur për mikpritjen tuaj dhe ju e keni tejkaluar atë që më kishin thënë. Duhet të jem i sinqertë: ndihem si në shtëpi, më keni bërë të ndihem si miku juaj prej gjithmonë. Për mua kjo është më shumë se një cilësi; është vërtet diçka befasuese.

-Cila është gjëja më “shqiptare” që ke mësuar?

– Nuk kam një të tillë. Dua të mësoj shumë gjëra. Tani është ende herët, sepse kam mësuar diçka dhe, nëse do të thosha tani se çfarë është, ndoshta do të gënjeja. Nuk më pëlqen të gënjej; më pëlqen të them gjërat e vërteta, ato që i ndiej vërtet.

– Çfarë të pëlqen më shumë te shqiptarët?

– Ajo që kam vlerësuar shumë gjatë këtyre muajve është vendosmëria dhe forca me të cilën i bëni gjërat. Është një vlerë shumë e madhe. Dhe është diçka që dua t’ua transmetoj edhe lojtarëve kur të vijnë, sepse kjo është ADN-ja e futbollistit dhe e popullit shqiptar.

– Ke adoptuar ndonjë zakon shqiptar?

– Jo edhe aq shumë. Po studioj për t’u afruar gjithnjë e më shumë me ju. Dalëngadalë po përpiqem të kuptoj, sepse ka shumë gjëra të bukura, shumë aspekte, edhe në territorin tuaj, që më kanë ngjallur vërtet kureshtje.

– Cila pjatë shqiptare të ka pëlqyer më shumë?

– Tavë dheu. Po, nëse e kam shqiptuar mirë… Madje është padyshim më e mirë sesa mënyra se si e shqiptova unë! Por më ka pëlqyer shumë.

– Cila është fjala jote e preferuar në shqip?

– Për nga tingëllimi, më pëlqen të them “avash-avash”. Jo për ndonjë arsye të veçantë, por sepse më pëlqen si tingëllon fjala.

– Po ajo që e ke më të vështirë ta shqiptosh?

– Ndoshta sepse tek ne është shumë e lehtë të përshëndesësh me një “Ciao”, ndërsa të përshëndesësh me “Përshëndetje” është pak më e komplikuar. Prandaj preferoj ta them në italisht, sepse është vërtet e vështirë në shqip. Pastaj, versioni tjetër, “Çkemi?”, sipas meje është edhe më i vështirë, kështu që për të heq dorë fare.

Etiketat e lidhura

Rolando Maran
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Analiza e DW/Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?
Para 17 minutash

Analiza e DW/Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?

Parashikimi: E premte me mot të kthjellët dhe erëra veriore
Para 25 minutash

Parashikimi: E premte me mot të kthjellët dhe erëra veriore

Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, hetohet organizata shqiptare
Para 26 minutash

Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, hetohet organizata shqiptare

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për mbrojtjen e Zyrës Ovale
Para 27 minutash

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për mbrojtjen e Zyrës Ovale

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 10 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 9 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 10 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.