Trashi: U përgëzuam me njëri-tjetrin pas barazimit ndaj Kazakistanit

Shqipëria pas barazimit ndaj Kazakistanit është gati për transfertën ndaj Lituanisë. Në konferencë për shtyp ditën e sotme ishte i pranishëm Lorenc Trashi, i cili është shprehur se në ndeshjen e fundit donin tre pikët, por është i kënaqur edhe me një pikë ndërsa shton se atmosfera është e mirë dhe në dhomat e zhveshjes lojtarët janë përgëzuar me njëri-tjetrin për paraqitjen.

“Në aspektin individual e mirë, në të dytën të jem i sinqertë nuk ishte shumë loja në krahun tim. Ishte më shumë loja nga Veseli në pjesën e dytë, nuk pati shumë aksione. Në aspektin e grupit, bëmë një ndeshje të mirë, pavarësisht rezultatit. Duhej të shfrytëzonim rastet.

I kënaqur me një pikë? Edhe i kënaqur jam edhe pse donim tre pikët. I patëm mundësitë, kishim më shumë raste. Duhej të kishim fituar, por duke parë edhe tre ndeshjet e tjera, një pikë është mirë. Në lidhje me lojtarët debutues, mendojë që kanë bërë një ndeshje të mirë si Broja dhe ashtu Kallaku. Edhe komentet kanë qenë pozitive dhe kombëtarja ka fituar dy lojtarë shumë të mirë.

Objektivat? E përgjithshmja është mirë dhe pas ndeshjes me Kazakistanin çdo gjë ka qenë në rregull, me njëri-tjetrin kemi folur në dhomat e zhveshjes dhe jemi përgëzuar për lojën që bëmë. Kemi thënë se duhet të jemi me kokën lart dhe duhet të jemi të përqendruar për të marrë maksimumin e pikëve në ndeshjet e tjera”, u shpreh Trashi.

SHKARKO APP