Tre ekipe angleze nisin kontakte me Messi-n, befasohen nga negociatat
Rikthehen zërat për një transferim të mundshëm të Lionel Messi në Premier League.
Sipas tabolidit anglez “The Sun”, Chelsea, Manchester United dhe Manchester City muajt e fundit kanë kontaktuar shpesh me përfaqësuesit e futbollistit argjentinas, për të kuptuar mundësitë që ekziston për një ndryshim ambienti për 28-vjeçarin një vit para se t’i përfundojë kontrata me Barcelonën, pra në 2018. Përfundimi është surprizues: fituesi i katër herë fituesit të “Topit të Artë” ka qenë të disponueshëm për të negociuar.
Sikurse shpjegon “The Sun”, një nga tre skuadrat angleze ka përparuar në bisedime, madje vetëm në javën e fundit ka patur dy kontakte të njëpasnjëshme për përfaqësuesit e Messit. Përgjigjja ka qenë surprizuese për ata që kanë marrë përsipër një iniciativë të tillë.
Në shtypin britanik spekulohet se një nga motivet kryesore që e shtyjnë Messin të transferohet në Premier League, është presioni që po i bëhet nga autoritetet fiskale dhe gjyqet e hapura për evazion fiskal.
Sipas të gjithë këtyre informacioneve të publikuara në Angli, ky operacion mund të marrë udhë vetëm në 2018, kur Messi të ketë mbushur 30 vjeç dhe t’i ketë mbetur vetëm një vit kontratë me Barcelonën.
KOHA JONË SONDAZH

