Tre të huaj në provë tek Vllaznia, edhe një portier italian

Vllaznisë do t’i bashkohen sot për provë dy futbollistë të huaj. Bëhet fjalë për uruguaianin Ignacio Guardado dhe për portierin italian, Luca Berto. Sakaq, të martën vjen edhe senegalezi Pouye Mor. Të tre këta lojtarë do të testohen në Ulqin nga trajneri italian Ranieri, i cili do të thotë fjalën e fundit, për të ardhmen e tyre tek ekipi shkodran. Vetëm dy ditë më parë Vllaznisë i iku Arsid Kruja,një ndër lojtarët më të mirë të ekipit, për një eksperiencë të re në Arabinë Saudite. Klubi kuqeblu po përpiqet të gjejë lojtarë të tjerë në merkato, për të kompletuar ekipin, në vigjilje të pjesës së dytë të garës.     

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?