Tre veçoritë e Shqipërisë në prag të Euro 2016
Shqipëria që po bën debutimin e saj të madh, për herë të parë në Euro 2016. Ajo është pozicionuar në grupin A kundër Francës, Rumanisë dhe Zvicrës. Në një shkrim të fundit, World Soccer Talk, ka renditur tre elementë që e bëjnë sipas saj ekipin tonë, sfidues dhe premtues në fushën Europiane.
Puna Italiane
Jo shumë trajnerë janë të dekoruar me nderime shtetërore për punën e tyre, por Gianni De Biasi ka arritur që me drejtimin e tij Shqipëria të ecë në ujërat e pa eksploruar të kualifikimit të suksesshëm në finalet e kampionatit Europian në Francë. Dikur një lojtar dhe trajner në Itali, De Biasi, 59 vjeç u bë një dual kombëtar gjatë vitit të kaluar, pas marrjes së një pasaportë shqiptare, si një shenjë e dashurisë së tij për vendin.
Mentaliteti i fortë i Ballkanit
Një përzierje e shqiptarëve të lindur dhe lojtarëve nga diaspora, të rekrutuar urtësisht nga De Biasi, janë elementë të fortë të kësaj skuadre. ”Shqiponjat” kanë një mentalitet të ashpër ballkanik për përvojën e lojtarëve në Itali, Gjermani dhe Zvicër. Një vend për t’u habitur në grupin e dytë kualifikues pas Portugalisë. Shqipëria mund të përfundojë përpara Danimarkës e cila nuk arriti ti mundë ato në shtëpi dhe të jetë përpara rivalit, Serbisë, i cila humbi tre pikë pas një protestë në Beograd. Është ky pra mentaliteti që qëndron sot në Ballkan.
Vështirë për tu rrahur
Gianni De Biasi luan si një Italian në kundërsulm. Ekipi përbëhet lojtarë që kanë një eksperiencë të madhe në ekipet Europiane, duke nisur nga ai që mbron portën, portieri Etrit Berisha, mbrojtësi Elseid Hysai që në sajë të një eksperience në ekipet Italiane e ka treguar veten në ekipin e Shqipërisë dhe i fundit por më i rëndësishëm është kapiteni i fuqishëm Lorik Cana, gjë e bëjnë Shqipërinë një skuadër jo të lehtë por të vështirë për tu rrahur.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

