Trekëndësh dashurie në Gjermani, Walker ndiqet në stadium nga gruaja dhe e dashura!

Anglia po vijon përgatitjet për finalen kundër Spanjës, që do të luhet të dielën. Tabloidët anglezë po flasin për trekëndëshin e dashurisë së Kyle Walker, që mund t’i shkaktojë telashe.

Mbrojtësi i Kombëtares së Tre Luanëve, në fakt është ndjekur nga bashkëshortja e tij Annie Kilner, por edhe e dashura e tij Lauryn Goodman, duke konfirmuar një jetë të dyfishtë të fshehur për një kohë të gjatë para skandalit që shpërtheu disa muaj më parë.

“The Sun” raporton se stafi i sigurisë duhet të ndalonte Goodman-in të afrohet në zonën e çifteve të lojtarëve për të shmangur incidentet, por duket se dy femrat kanë qenë më pak se 100 metra larg në vendet e caktuara në stadium. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP