Trezegue këshillon Juven: Vlahovic nuk bën, do e merrja në krahë Lewandowskin!
David Trezeguet vazhdon të mbetet një nga emrat më të mëdhenj në historinë e Juventus. Ish-sulmuesi francez, i cili për vite me radhë ishte sinonim i golit për bardhezinjtë, ka folur në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ku analizoi situatën aktuale të klubit torinez.
Sipas Trezeguet, mungesa e titullit kampion për një periudhë kaq të gjatë nuk është normale për një klub me historinë e Juventusit.
“Te Juventusi më kërkonin gola për ta bërë skuadrën të fitonte dhe mendoj se kjo nuk ka ndryshuar as sot. Titulli mungon prej 6 vitesh dhe për një klub si Juve janë shumë”, u shpreh ai.
Kur u pyet për performancën e sulmuesve aktualë, ish-kampioni i botës u tregua kritik ndaj Dusan Vlahovic. Francezi pranoi se priste shumë më tepër nga sulmuesi serb.
“Nuk është ende e qartë nëse ai është një numër 9 i denjë për Juventusin. Ishte optimist për të: është serb dhe më kujtonte Darko Kovacević. Te Fiorentina ai shënonte shumë gola, por fanella bardhezi është ndryshe. Ende flitet për të si një premtim dhe kjo do të thotë se diçka nuk po funksionon”, theksoi Trezeguet.
48-vjeçari nuk deshi të ndalet shumë te çështja e rinovimit të kontratës së sulmuesit serb, por dha edhe një sugjerim të papritur për drejtuesit e Juventusit në lidhje me një përforcim të mundshëm në sulm.
“Unë do të shkoja te Robert Lewandowski. Është një kategori tjetër, edhe pse është 37 vjeç. Është i fortë dhe shumë inteligjent në fushë. Do ta sillja në Torino në krahë”, deklaroi ai.
KOHA JONË SONDAZH

