Tripleta e dytë më e shpejtë në Champions, Mbappe në librin e artë të rekordmenëve

Fitorja e Real Madridit ndaj Olympiacosit mbrëmjen e djeshme pati një protagonist të vetëm: Kylian Mbappe. Sulmuesi francez dha një paraqitje të jashtëzakonshme, duke shënuar katër gola dhe duke forcuar edhe më shumë pozitat e tij në krye të renditjes së golashënuesve të Champions League. Veçanërisht impresionues ishte fakti që tre prej tyre i realizoi brenda më pak se shtatë minutave, kohë që e bën të dytin më të shpejtë në historinë e turneut për të arritur një tripletë.

Në historinë e Champions League, plot 115 lojtarë kanë arritur të realizojnë të paktën një tripletë. Mes tyre edhe Vitinha, që dje shkëlqeu në fitoren e PSG-së kundër Tottenhamit. Mbappe, ndërkohë, shënoi tre gola në 6 minuta e 42 sekonda, duke iu afruar rekordin të Mohamed Salah, i cili në vitin 2022 firmosi tripletën më të shpejtë ndonjëherë në vetëm 6 minuta e 12 sekonda kundër Rangers.

Duhet përmendur edhe rekordi i Mike Neëell, i cili në vitin 1995 realizoi “perfect hat-trick” me të djathtën, të majtën dhe me kokë, për vetëm nëntë minuta. Në krye të renditjes së lojtarëve me më shumë tripleta në Champions qëndrojnë dy ikonat e futbollit modern: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të dy me nga 8 realizime. Messi i ka shënuar të gjitha me Barcelonën, ndërsa Ronaldo 7 me Real Madridin dhe 1 me Juventusin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas vijnë Robert Leëandoëski me 6, Karim Benzema me 4 dhe tani Mbappe me 5 tripleta, të shpërndara mes PSG-së (2) dhe Real Madridit (3). Mes emrave të rëndësishëm figurojnë edhe Filippo Inzaghi, Mario Gomez, Luiz Adriano dhe Neymar, të gjithë me nga të paktën tre hat-trick në karrierë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kylian Mbappé scores second-fastest hat-trick in Champions League history 👏🎩 #UCL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?