Triumfi në Singapor, presidenti i Ferrarit: Vettel kampion i vërtetë
Një fitore e madhe! Presidenti i Ferrarit Sergio Marcchione nuk mund të mos ndihej i emocionuar mbi suksesin e skuadrës italiane në Çmimin e Madh të Singaporit.
Numri 1 i kokëkuqes vlerësoi paraqitjen e Sebastian Vettel që në pistën e Marina Bay pati një fundjavë perfekte duke regjistruar në fund fitoren e tij të 42-të në karrierë. Sipas Marchiones triumfi i Ferrarit në Singapor ishte shumë i rëndësishëm mbi të gjitha për tifozët e skuadrës me qendër në Maranello.
“Dua të komplimentoj të gjithë skuadrën për këtë fitore fantastike. Sebastian Vettel në Singapor ka pilotuar si një kampion i vërtetë, por punë të shkëlqyer kanë bërë të gjithë pjesëtarët e skuadrës ata që ndodheshin në pistë por edhe ata në Maranello. Gjithëka ka qenë perfekte për ne. Jam i lumtur edhe për Kimi Raikkonen që u ngjit sërish në podium. Nuk ndodhte prej kohësh që dy pilotë të Ferrarit të ishin njëkohësisht pjesë e tre parëve gjatë një gare. Ky ishte një sukses të cilin dua tua dedikoj tifozëve tanë të cilët gjithmonë na kanë përkrahur madje edhe në momente të vështira. Fansave dua tu premtoj që ajo që ndodhi në Singapor nuk ishte vetëm një episod, por një hap i rëndësishëm i joni në rrugën për tu rikthyer fitues”.
Një lajm i hidhur vjen për të gjithë tifozët e McLarenit. Sië bëjnë të ditur media të ndryshme Jenson Button nuk do të rinovojë kontratën me shigjetat e argjendta pasi ka vendosur të tërhiqet nga Formula. Largmin e tij nga ky sport piloti anglez do ta komunikojë në pistën e Suzukas në fundjavën e Çmimit të Madh të Japonisë.
Çmimi i Madh i Singaporit
Fitorja e tretë sezonale për Sebastian Vettel dhe Ferrarin që dominuan të djelën në Çmimin e Madh të Singaporit. Pas sukseseve në Sepang dhe Hungaroring piloti gjerman ishte fantastik në Singapor arriti suksesin e katërt personal në këtë pistë, apo të 42-in në karrierë, duke arritur një më tepër se Ayrton Senna. Një triumf që për Ferrarin është kurorëzimi i një fundjave prej skuadre të madhe, siç konfirmon edhe pozicionimi i Kimi Raikkonen në vendin e tretë ndërsa në vendin e dytë u rendit Daniel Ricciardo me Red Bullin. E dielë e zezë për Mercedesin, me Rosberg që u rendit i katërti, ndërsa Hamilton që mbetet në krye të klasifikimit u detyrua të tërhiqej për shkak të një problemi në motor ndërsa mbetën jashtë dhe Alonso e Massa.
Kështu në fundjavën që të gjithë prisnin fitoren numër 41 të Lewis Hamilton erdhi e 42-ta për Vettel.
Më shumë se sa një sukses ky është një triumf për biondin, që ishte zot i pistës që nga kualifikueset e së shtunës duke krijuar distancë me rivalët të treja herët që Saferty Car hyri në pistë duke i fshirë avantazhin që kishte akumuluar me xhiro të shpejta. Vettel mbajti gjatë gjithë kohës nën fre një Daniel Ricciardo që provoi të ushtronte presion ndaj tij me dihatjen nga pas por pa arritur ta trembte asnjëherë me të vërtetë.
Gara e bukur e Ferrarit u kompletua nga një vend i tretë, i çmuar i Kimi Raikkonen që fshiu në këtë mënyrë gabimin e bërë në Monza. Nuk ndodhte që nga Barcelona 2013 që Ferrari të ngjiste dy pilotët e saj në pod. Një kapitull më vete e meriton Mercedesi, ishte e qartë se do ti duhej të përballej në mbrojtje në këtë garë, por tërheqja e Hamilton, i detyruar të ndalej që në xhiron e 34 për shkak të një problemi në motorr, ishte me të vërtetë zhgënjyese për skuadrën anglo-gjermane. Nico Rosberg nuk ishte në gjendje të luftonte për podin, dhe edhe pse tani e shikon kreun e klasifikimit nga më afër te Mercedesi tani fillojnë të shikojnë nga pas shpatullave. Edhe pse është e vërtetë që Hamilton ruan distancën e sigurisë nga Vettel, me britanikun që ka 49 pikë, 8 më tepër se Rosberb, problemet që po shfaq poëer-unit i Mercedesit nuk i lejojnë pilotët e saj ta bëjnë gjumin e qetë. Garë e pafat edhe për Daniil Kvyat me Red Bullin e dytë, i 6 pas Bottas, dhe që u penalizua nga një gabim në bokse. Nuk arritën vijën e finishit Felippe Massa, protagonist i një përplasjeje me Hulkenberg e po ashtu dhe Fernando Alonson e Jenson Button të lënë në baltë nga McLaren . Në zonën e pikëve Perez, Verstappen, autor i një përmbysjeje të bukur si dhe Sainz dhe Nasr.
KOHA JONË SONDAZH

