Triumfon Jurgen Uldedaj, fiton ndaj boksierit Ben Nsafaoh
Boksieri Jurgen Uldedaj, dominoi të gjitha raundet ne përballjen me boksierin Ben Nsafaoh, me një eksperiencë 8 vjeçare në boksin profesionist, me 31 ndeshje të zhvilluar, me një bilanc pozitiv. Kundërshtari i boksierit shqiptar, Jurgen Uldedaj, ka fituar dy herë titullin “WBF InternationalCruiserweight“ dhe “Gjerman GBA”. ndaj ishte shume i fuqishem.

Boksieri kundërshtar Ben Nsafaoh, ka zhvilluar ndeshje me boksiere me tituj Europian e Botëror si: Mateuesz Masternak; Robin Krasniqi; Bogdan Dinu; Olesasndr Usyk, etj.. Pas dy fitoreve spektakolare kundër polakut, MateuszGatek dhe kundër gjermanit, Sven Hasehuhn, kjo është fitorja e 3-të e boksierit Jurgen Uldedaj në boksin profesionist.
Boksieri Jurgen Uldedaj stervitet nën drejtimin e trajnerit të tij, Dirk Dzemski, dhe me mbështetjen e Promotorit, UlfSteinforth. Boksieri Jurgen Uldedaj është pjesë e klubit të njohur Gjerman SES Boxing, duke ngjitur me shumë sukses shkallët e boksit profesionist.
KOHA JONË SONDAZH

