Trofeu mbërrin në Romë, nis festa e Italisë pas fitores në “Wembley”
Kombëtarja e Italisë ka mbërritur sot në orët e para në Romë me trofeun e Kampionëve të Evropës. Trajneri Mancini dhe Chiellini ishin të parët që dolën me trofeun në duar, teksa më pas ka nisur edhe festa që nga avioni.
Në orën 17:00 është parashikuar një takim me presidentin Mattarella, ndërkohë që futbollistët pritet të qëndrojnë në hotel për të pushuar derisa të festojnë sërish gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme.
Ky ishte Evropiani i dytë që fiton Italia në historinë e saj, pas një edicioni të zhvilluar në mënyrën më të mirë. /R.Lika-Koha Jone/