“Troket” derbi, Tirana vuan presionin e fitores ndaj Partizanit

Shkëlqim Muça është shfaqur maksimalisht i qetë në përballjen e parë derbi, të këtij sezoni. Eksperienca e sfidave të shumta ndër vite, qoftë si futbollist apo dhe si drejtues duket ka bërë që presioni i këtij 90-të minutëshi, të zhvendoset më së shumti në fushë dhe në tribuna. Kjo ndeshje nuk e gjen Tiranën në momentin e saj më të mirë. Pas 5 takimeve të luajtura, bardheblutë renditen në vendin e 6-të, ose 7 pikë larg kreut, si dhe 5 pikë pas nga rivalët e kuq. Megjithatë Muça nuk e konsideron vendimtare këtë përballje, qoftë për objektivat e skuadrës, por gjithashtu edhe për të ardhmen e tij. Një problematikë është gjendja e disa futbollistëve, të cilët janë në dyshim për t’u aktivizuar, qoftë për sa i takon dëmtimeve por edhe zgjedhjeve taktike. Pavarësisht një situate të tillë, trajneri Muça nuk nguron të deklarojë si skuadra e tij do të hyjë në fushën e lojës vetëm për të fituar.  Bardheblutë pritet të ndihmohen në këtë ndeshje nga mbështetja e një numri rekord tifozësh, të cilët do të mbushin të gjithë sektorët e stadiumit “Qemal Stafa” të vëna në dispozicion nga organizatorët e këtij derbi.

 

Kategoria Superiore

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 6-të/ 3 tetor 

Swiss Digital Mobile Reklama

Vllaznia-Kukësi                 13:00    

Partizani-Tirana                20:45    

4 tetor 

Teuta – Bylis                     13:00

Flamurtari-Tërbuni          16:00    

5 tetor 

Laçi-Skënderbeu              14:00   

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?