Tronditet Bayerni, talenti Karl dëmtohet dhe humbet sfidën e kthimit me Realin
Lajme jo të mira për Bayern Munich në fundin e këtij sezoni. Talenti i ri Lennart Karl rrezikon të qëndrojë jashtë fushave për disa javë pas dëmtimit të pësuar së fundmi.
Klubi bavarez ka bërë të ditur se sulmuesi i lindur në vitin 2008 ka pësuar një tërheqje muskulore në bicepsin femoral të djathtë, e konfirmuar pas ekzaminimeve mjekësore. Një situatë që e detyron të ndalet për një periudhë të pacaktuar, duke i hequr ekipit një element të rëndësishëm në një fazë delikate të sezonit.
Karl do të mungojë në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të UEFA Champions League kundër Real Madrid. Jo vetëm kaq, ai pritet të humbasë edhe gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë përballë Bayer Leverkusen, si dhe, me shumë gjasa, edhe një eventuale gjysmëfinale në Champions.
Mungesa e tij konsiderohet e ndjeshme, duke parë ndikimin që ka pasur gjatë këtij sezoni. I riu ka regjistruar 9 gola dhe 7 asistime në 36 paraqitje në të gjitha kompeticionet, përfshirë edhe shtatë ndeshje në Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

