Tronditet bota e futbollit, vritet ish-futbollisti i Manchesterit

Ish-futbollisti i Aston Villas dhe Manchester Cityt, Dalian Atikson, është vrarë në oret e para të mëngjesit të sotëm nga policia. 48-vjeçari ka mbetur i vdekur pas një aksioni policor në Telford, Shropshire, ku u bë me dije se se kishte trazira.

Policia ka përdorur armë paralizuese ndaj Atikson, i cili u dërgua në spital ku u deklarua se ka vdekur në orën 3 të mëngjesit. Atkinson ishte pjesë e fitores së Aston Villa-s në Coca Cola Cup të vitit 1994, duke shënuar në fitoren 3-1 të ekipit ndaj Manchester United. Ai gjithashtu ka luajtur për Manchester City dhe vazhdoi të luante në shumë klube në mbarë botën, duke përfshirë këtu Turqinë, Arabinë Saudite dhe Korean e Jugut. Në vitin 1999 ai u kthye në Angli ku filloi punën si agjent futbolli.  Babai i ish-futbollistit e ka përjetuar shumë keq këtë ngjarje, ndërsa fqinjët e cilësojnë Dalianin si një njeri të qetë që e donte futbollin, një njeri i madh dhe me talent.

Ndërkohë po hetohet për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa për vdekjen e tij kanë shkruajtur të gjitha mediat e huaja si dhe kanë reaguar njerëz nga bota e futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?