Tronditet Chelsea, Hudson-Odoi rezulton pozitiv me Covid-19

Covid-19 prek dhe Premier League. Hudson-Odoi ka rezultuar pozitiv, lajm i cili është bërë publik nga vetë klubi i Chelsea me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Lojtari i ekipit tonë, Callum Hudson-Odio ka rezultuar pozitiv ndaj testit të Covid-19. Personeli i Chelsea që ka qenë në kontakt këtë kohë me lojtarin janë vetë futur në karantinë. Mes personave në karantinë do të jetë edhe e gjitha skuadra, stafi teknik dhe të gjithë bashkëpunuesit.

Odoi shfaqi shenja të ngjashme me të prekurit nga Covid-19 që të hënën në mëngjes dhe që nga ai moment nuk ka zbritur më në stërvitje. Përgjigja e testit doli vetëm të enjten në mbrëmje dhe menjëherë u fut në karantinë. Pavarësisht se ka rezultuar pozitiv, Odoi është mirë dhe mezi pret të zbresë në fushë sapo të jetë e mundur”, lexohet më tej në faqen zyrtare të klubit londinez.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?