Tronditet Interi, portieri Sommer 1 muaj jashtë fushave për shkak dëmtimi

Portieri Yann Sommer ka pësuar një frakturë në falangën proximale të gishtit të madh të dorës së djathtë, siç konfirmohet nga një njoftim zyrtar i klubit zikaltër.

“Yann Sommer iu nënshtrua këtë mëngjes ekzaminimeve klinike dhe instrumentale, të cilat konfirmuan një frakturë në kokën e falangës proximale të gishtit të madh të dorës së djathtë. Në ditët në vijim do të vendoset për llojin e terapisë që do të ndiqet”.

Një goditje e rëndë për Simone Inzaghin, i cili do të duhet të bëjë pa portierin e tij titullar për të paktën 20-30 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-portieri i Bayern Munich pritet të mungojë në disa ndeshje kyçe, përfshirë çerekfinalen e Kupës së Italisë ndaj Lazios, përplasjen për titull kundër Napolit dhe, me shumë gjasa, të dyja përballjet e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?