Tronditet Juventusi, konfirmohet dëmtimi për mbrojtësin Kalulu
Juventusi merr një goditje të rëndë nga infermieria për Pierre Kalulu. Analizat e kryera, pas problemit që pësoi në minutat e para të ndeshjes së Champions League kundër Benfikës, kanë treguar një dëmtim të shkallës së ulët në tendinën e muskulit semimembranoz të kofshës së djathtë.
“Për rreth 10 ditë do të kryhen ekzaminime të tjera për të përcaktuar me saktësi kohën e rikuperimit”, thuhet në komunikatën e klubit bardhezi, pas testeve të kryera në “J-Medical”.
Pothuajse me siguri, qendërmbrojtësi nuk do të jetë i disponueshëm jo vetëm për ndeshjet ndaj Empolit dhe Comos, por edhe supersfidën kundër Interit dhe “play-off”-in e Champions-it. Shpresat e trajnerit u shuan me rezultatet e analizave, duke hapur një tjetër “emergjencë” në mbrojtje për Juven.
KOHA JONË SONDAZH

