Tronditje për Messin pas humbjes së babait, ylli argjentinas po mendon edhe tërheqjen nga futbolli

Lionel Messi po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ndarja nga jeta e babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka goditur rëndë yllin argjentinas.

Pas lajmit tragjik, Messi u nis menjëherë drejt Rosarios, për t’i bërë nderimet e fundit babait të tij dhe për të qëndruar pranë familjes në këtë periudhë të dhimbshme.

Në këto momente, futbolli ka kaluar në plan të dytë për tetë herë fituesin e Topit të Artë. Prioriteti i tij është familja dhe përballimi i humbjes së madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke marrë parasysh gjendjen emocionale të kapitenit të tyre, Inter Miami ka vendosur t’i japë Messit një leje të gjatë, pa përcaktuar një datë konkrete për rikthimin e tij në skuadër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit e klubit amerikan janë të shqetësuar për gjendjen e argjentinasit dhe kanë zgjedhur të mos i vendosin asnjë presion për rikthimin në fushë.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediat argjentinase, situata e rënduar emocionale ka bërë që Messi të reflektojë edhe për të ardhmen e tij në futboll. Madje, nuk përjashtohet mundësia që “Pleshti” të marrë një vendim drastik dhe të mendojë për tërheqjen nga futbolli.

Për momentin, megjithatë, nuk ka një vendim përfundimtar. Messi ka nevojë për kohë dhe hapësirë për të përballuar humbjen e babait të tij.

Inter Miami, nga ana e tij, i ka garantuar yllit argjentinas të gjithë kohën e nevojshme, duke e vendosur shëndetin emocional dhe familjen e tij përpara çdo objektivi sportiv.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?