Trukimet e ndeshjeve/ Ish-trajneri dhe tre lojtarë të Skënderbeut merren në pyetje në Prokurori
“Nuk kemi pasur ndërhyrje nga askush në asnjë rast”, kanë thënë futbollistët gjatë dëshmisë në prokurori. Në pyetje është marrë më vete edhe ish-trajneri i skuadrës së Skënderbeut, Mirel Josa. Ky i fundit ka thënë në prokurori së rezultatet e Skënderbeut gjatë drejtimit të tij në klubin korçar kanë qenë të natyrshme dhe reale si pasojë e garës së pastër sportive.
Hetimi ka nisur kryesisht pas një raporti auditi të UEFA-s ku aludohet se rezultatet e dy ndeshjeve të Skënderbeut gjatë sezonit të kaluar kanë qenë të fiksuara.
TAKAJ
Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se ka shkuar fletëthirrja për t’u marrë në pyetje edhe presidenti Ardjan Takaj. Ky i fundit është vënë në dijeni dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me autoritetet rreth hetimit që ka nisur. Marrja në pyetje për Takajn pritet të kryhet brenda kësaj jave./panoramasport
KOHA JONË SONDAZH

