Trukimet, Etika në FSHF: Pezullim 6 muaj Likës, Muskaj e Kaculit

Komisioni i Etikes pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i mbledhur më  21 Prill 2015 pasi u njoh nga materialet e paraqitura nga Sekretariati Teknik dhe pasi diskutoi çështjet në tërësi, vendosi të marrë masa ndaj tre lojtarëve, Partizanit, Flamurtarit e Elbasanit, si përgjegjës për rezultatet e ndeshjeve të manipuluara, për të cilat nisi hetimi pak kohë më parë:

Vendimet e Etikës

1. Lojtari i Partizanit, Arben Muskaj, për komplotim në influencim të rezultatit të ndeshjes Laçi – Partizani,  luajtur më 18 shkurt 2015,në kundërshtim me etiken sportive, do të dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Lojtari i Flamurtarit, Ilion Lika, për komplotim në influencim  të rezultatit të ndeshjeve Partizani – Flamurtari, luajtur më 4 mars 2015 dhe Kukësi- Flamurtari, luajtur më  16 mars 2015, në kundërshtim me etiken sportive, do të dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Lojtari i  Elbasanit, Ganiol Kaculi, për komplotim në influencimin e rezultatit te ndeshjes Partizani – Elbasani, luajtur më 16 mars 2015, në kundërshtim me etiken sportive, do të dënohet me 6 muaj pezullim nga aktiviteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?