Trump mbron Infantino: FIFA do të bënte një gabim të madh nëse do ta zëvendësonte!

Donald Trump ka dalë publikisht në mbështetje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke e cilësuar si një figurë të jashtëzakonshme dhe duke paralajmëruar organizatën më të lartë të futbollit botëror për pasojat që, sipas tij, do të sillte një largim i mundshëm i zviceranit.

Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan deklaroi se FIFA do të bënte “një gabim kolosal” nëse do të merrte në konsideratë zëvendësimin e Infantinos, pavarësisht arsyeve.

“FIFA do të bënte një gabim të madh nëse, për çfarëdo arsyeje, do të merrte qoftë edhe në konsideratë idenë për të zëvendësuar presidentin Gianni Infantino”, shkroi Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti amerikan e vlerësoi lart drejtimin e Infantinos, duke theksuar suksesin e Kupës së Botës dhe rezultatet financiare të kompeticionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Infantino është një figurë e jashtëzakonshme. Ai sapo ka drejtuar Kupën e Botës më të suksesshme të të gjitha kohërave, me rezultate katër herë më të larta se ato të edicioneve të mëparshme”, u shpreh Trump.

Më tej, ai paralajmëroi se largimi i Infantinos do të ndikonte edhe në suksesin ekonomik të turneut.

“Nëse ai do të largohej, eventi nuk do të kishte më kurrë të njëjtin sukses dhe as të njëjtën rentabilitet”, përfundoi presidenti amerikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?