Trump merr telefonatë nga Cristiano Ronaldo, presidenti: S’ka njeri më të mirë se ai!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë personale nga ylli botëror i futbollit, Cristiano Ronaldo. Lajmin e ka ndarë vetë kreu i shtetit amerikan përmes një postimi në platformën Truth Social, ku nuk ka kursyer elozhet për sulmuesin portugez.
Sipas Trump, telefonata erdhi si shenjë falënderimi nga ana e Ronaldos, pas vizitës që ai kishte kryer së fundmi në Shtëpinë e Bardhë dhe në Zyrën Ovale. Presidenti e përshkroi kampionin e futbollit si një person të jashtëzakonshëm.
“Cristiano Ronaldo, futbollisti i madh, sapo më telefonoi për të më falënderuar për vizitën që bëri në Shtëpinë e Bardhë dhe në Zyrën Ovale. Ai është një tip i pabesueshëm, jo vetëm si sportist, por edhe si njeri. Nuk ka më të mirë se ai”, shkroi Trump, duke e cilësuar portugezin si një figurë të pakrahasueshme në botën e sportit.
KOHA JONË SONDAZH

