Tuchel fjalë të mëdha për Lukakun: Lojtari që na mungonte!

Romelu Lukaku është përshtatur mjaft mirë me lojën e skuadrës së Chelsea-t, duke shënuar 4 gola në 6 gjuajtje që ka bërë deri më tani në kuadrat.

Trajneri Thomas Tuchel e ka cilësuar si një futbollist që i mungonte skuadrës pas një sezoni si ai i kaluari ku arritën të shpalleshin kampionë të Europës.

“Ne kemi fituar edhe pa Lukakun, por ai është tipi i lojtarit që na mungonte, për personalitetin dhe talentin që ka. Ai nuk e humb asnjëherë besimin, edhe kur skuadra e shërben pak, por pret rastin e duhur, për të na ndihmuar. Thënë thjesht, ai është super i rëndësishëm për ne, pasi në treg nuk gjen lehtë sulmues me cilësitë e belgut”, deklaroi Tuchel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?