FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tuchel zbut rregullat, partneret e futbollistëve lejohen të vizitojnë ekipin para Botërorit

Trajneri i kombëtares angleze, Thomas Tuchel, ka vendosur të ndryshojë qasjen tradicionale të grumbullimit para Kupës së Botës 2026, duke lejuar bashkëshortet dhe partneret e futbollistëve të vizitojnë skuadrën në kampin stërvitor në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe nga raportimet fillestare, sipas të cilave vetëm lojtarët dhe stafi teknik do të kishin akses në hotelin e ekipit në West Palm Beach të Floridës, tekniku gjerman ka zgjedhur të krijojë një atmosferë më të relaksuar përpara nisjes së turneut.

Mes atyre që kanë përfituar nga ky vendim është edhe partnerja e Jude Bellingham, Ashlyn Castro. Modelja amerikane udhëtoi rreth katër orë për të takuar mesfushorin e Real Madridit pas ndeshjes përgatitore të Anglisë në Tampa. Sipas mediave britanike, çifti kaloi një mbrëmje të qetë së bashku duke luajtur lojëra me letra, ndërsa Castro publikoi edhe fotografi nga hoteli ku është akomoduar kombëtarja angleze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, raportohet se edhe Kate Kane, bashkëshortja e kapitenit Harry Kane, si dhe Layla Roye, partnerja e talentit Kobbie Mainoo, kanë vizituar futbollistët para se përgatitjet të hyjnë në fazën intensive. Një burim pranë skuadrës ka bërë të ditur se një situatë e tillë është e pazakontë në prag të një Botërori.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është shumë e rrallë që partneret të kalojnë kaq shumë kohë me futbollistët para një turneu të madh. Por Tuchel dëshiron që kampi përgatitor të jetë sa më i qetë dhe i relaksuar përpara udhëtimit drejt Kansasit”, tha burimi.

NINTCHDBPICT001085403497

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?