Tuci: I njoh mirë çekët, janë të fortë fizikisht dhe luajnë me topa të gjatë

Indrit Tuci doli në konferencë për mediat në prag të sfidës ndaj Republikës Çeke. Sulmuesi i Spartës së Pragës i njeh mjaft mirë kundërshtarët dhe është gati që të lërë gjurmë.

“Nuk kam presion, por me qejf pasi është hera ime e parë që do të luaj në Arenën Kombëtare dhe do të jetë sold out. E marr më shumë si tip motivimi dhe jo presioni, unë jam gjithmonë i gatshëm për të dhënë më të mirën.

I njoh mirë çekët, se kanë një stil loje me topa të gjatë dhe fizikisht të fortë. Duhet ti mbulojmë sa më mirë dhe ti neutralizojmë, dhe të kënaqim tifozët. Besoj që jam gati se kam bërë gjithë kontrollet, më kanë dalë me sukses, këtu jemi për Kombëtaren dhe duhet të japim gjithçka.

S’mund të them që janë pak 3 gola në 4 ndeshje, ne kemi 6 pikë aq sa kanë dy skuadra të tjera, ne të gjithë duam të shënojmë gol por do t’ia dalim me sukses se po stërvitemi mjaft mirë.

Kam ardhur këtu për të dhënë më të mirën, këtu është ndryshe se me klubin. Aq sa do futesh në futesh duhet të japësh maksimumin. Unë luaj me qendërmbrojtësin e Çekisë, por u dëmtua dhe më vjen mirë që s’do të luajë kundër nesh. Çdo ditë e mendoj golin dhe si mund ta shënosh, por dua të ndihmoj ekipin”, tha Tuci.

SHKARKO APP